Shqiptarët me katër deputetë në parlamentin e Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98009-shqiptarët_me_katër_deputetë_në_parlamentin_e_serbisë
Të dielën Serbia mbajti zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat për herë të parë pesë parti shqiptare kanë garuar në një listë të vetme. Sipas rezultateve preliminare, kjo listë pritet të fitojë 4 ulëse në Parlamentin serb.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2020 03:02 Europe/Tirane
  • Shqiptarët me katër deputetë në parlamentin e Serbisë

Të dielën Serbia mbajti zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat për herë të parë pesë parti shqiptare kanë garuar në një listë të vetme. Sipas rezultateve preliminare, kjo listë pritet të fitojë 4 ulëse në Parlamentin serb.

Por, gjithë kësaj duket se i ka prirë ministri të Jashtëm në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj. Javë më parë ai ishte takuar me drejtuesit e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, ku kishte inkurajuar të garonin me një listë të vetme në zgjedhjet në Serbi. Duhet kujtuar se në zgjedhjet e vitit 2016 pothuajse të gjitha partitë e pakicës shqiptare në Serbi, nuk morën pjesë në garën zgjedhore për shkak të siç kishin deklaruar, pakënaqësisë për qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj shqiptarëve në Serbi. Sidoqoftë, bojkoti nuk ishte i plotë, kështu që Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit mori pjesë në zgjedhje. Midis 250 deputetëve të parlamentit serb, Fatmir Hasani u zgjodh si përfaqësuesi i vetëm shqiptar. Në zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, një organ që përfaqëson interesat e pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, morën pjesë gjashtë lista zgjedhore. Zgjedhjet u mbajtën më 4 nëntor të vitit 2018 dhe Ragmi Mustafa, u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar. Sipas rezultateve paraprake në Serbi, partia progresiste serbe e presidentit Vuçiq ka fituar 62 % të votave, e ndjekur nga Aleanca e partisë socialiste dhe unionit serb me 10 %.