Iniciativa amerikane për Kosovën ka vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i98149-iniciativa_amerikane_për_kosovën_ka_vdekur
Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, ka thënë në një intervistë për mediat se iniciativa amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund të konsiderohet e vdekur, pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2020 16:35 Europe/Tirane
  • Iniciativa amerikane për Kosovën ka vdekur

Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, ka thënë në një intervistë për mediat se iniciativa amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund të konsiderohet e vdekur, pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Eksperti për Ballkanin beson se në Kosovë duhet mbajtur zgjedhje të reja, dhe deri atëherë, Prishtinës zyrtare do t’i mungojë një përfaqësues i fuqishëm në procesin dialogues. Për dallim prej iniciativës amerikane, Petritsch beson se Bashkimi Evropian ka para vetes një mundësi të papritur për t’u kthyer në rolin udhëheqës të bisedimeve. Për mua në fakt ka qenë befasi koha. Unë kam qenë jashtëzakonisht skeptik, nëse jo edhe negativ, për iniciativën e (të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard) Grenell sepse pa evropianët kjo gjë nuk funksion. Mënyra sesi është kryer kjo diplomaci amerikane nuk çon gjërat përpara. Në kohën kur nuk ekziston konflikt ushtarak në rajon, duhet ta shfrytëzoni kohën dhe të merrni gjëra nga të dyja palët. Ana e vetme pozitive e kësaj qasjeje është se presidentët e të dyja vendeve, Prishtinës dhe Beogradit, kanë treguar gatishmëri për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore, përmes rrugëve politike dhe atyre diplomatike. Kjo mënyrë e gjetjes së një kompromisi në tavolinën negociuese është diçka e çuditshme për rajonin dhe kjo në njëfarë mënyre përbën përparim, që veçse është arritur nga Bashkimi Evropian në të kaluarën në procesin dialogues. Por të kthehemi tek iniciativa amerikane. Pa palën evropiane nuk do të funksionojë sepse fundja janë ata që do të duhet të paguajnë, të investojnë imazh politik, por mbi të gjitha edhe të holla, dhe u takon atyre që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur. Dihet qartë se duhen amerikanët, sepse në të kaluarën secilën herë që amerikanët dhe evropianët janë pajtuar për diçka, ajo ka funksionuar. Prandaj kam qenë skeptik se kjo qasje mund të funksionojë dhe për faktin se evropianët u përjashtuan. Por tani situata ka ndryshuar.