Organizimi i zgjedhjeve në Maqedoni
Në Maqedoninë e Veriut janë numëruar deri tani 93.96% e vota ku deri më tani fitues është koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja.
Sipas mediave maqedonase koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë deri tani 36.13%, ndërsa VMRO-DPMNE ka marrë 34.65%. Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit ka siguruar deri tani11.57% dhe koalicioni ASH- Alternativa ka siguruar 8.79%. Partia e Majta ka 3,96%, PDSH 1.48% dhe Integra 1.33%. KSHZ, ndërkohë nxori të dhënat të përpunuara për 94 për qind të vendvotimeve, por nuk ofroi të dhëna të qarta lidhur me mandatet e fituara në bazë të kësaj përqindjeje. KSHZ-ja megjithatë bëri të ditur se LSDM-ja ka marrë 36.13% të votave. VMRO 34.65%. BDI 11.57%, ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79%. E majta 3.96 %, PDSH – 1.48% dhe partia e re Integra 1.3% të votave në shkallë vendi. Por këto të dhëna nuk ndihmojnë për t’u përkthyer si mandate në parlament për shkak se vendi ndahet në gjashtë zona zgjedhore dhe secila dërgon njëzet ligjvënës në parlament. Tek kampi politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim është fitues. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij ka fituar 12 deputetë dhe se prit konfirmimin edhe të një tjetri. Lidhja Social Demokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e së mërkurës. Ndonëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar me përpunimin e rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit, LSDM-ja bëri të ditur pak para orës 2 të mëngjesit (me orën lokale)rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Drejtuesi social-demokrat dhe ish-kryeministri Zoran Zaev tha se partia e tij ka fituar 49 mandate, ndërsa VMRO-ja 46. Zoti Zaev tha gjithashtu se pret edhe dy mandate të tjera deputetësh.