Iluzioni i përjetshëm!
Me pranimin e rezolutës 598 të Këshillit të Sigurimit të OKB nga ana e Iranit, grupi terrorist MEK i cili pas paqes e shikonte në rrezik ekzistencën e vet në Irak, me një propagandë të gjerë, pranimin e kësaj rezolute e vlerësoi si dobësi të kapacitetit ushtarak të Iranit dhe me një iluzion të mjegulluar tërësisht dhe me nxitim u përgatit për të sulmuar kufijtë perëndimorë të Iranit.
Një raport mbi dështimin dhe disfatën poshtëruese të grupit terrorist MEK në operacionin “Mersad”.
Pas thirrjes së forcave dhe përkrahësve si dhe me dritën jeshile të ish-regjimit Ba’th të Irakut, njësitë e të ashtuquajturës “Ushtria Çlirimtare” të MEK më 25 korrik 1988, u nisën nga baza e tyre në thellësinë e territorit të Irakut në drejtim të Iranit dhe në ora 16:00 kaluan pikën kufitare Khosrovij dhe në këtë mënyrë filloi operacioni i tyre “Forughe Xhavidan”. Sipas planit të programit kohor të operacionit, që nga çasti i nisjes e deri në arritjen në Teheran, do të duheshim 48 orë dhe sipas këtij planoi, shpejtësia më e ngadalshme e avancimit të forcave të grupit terrorist MEK në drejtim të Teheranit, ishte paraparë të jetë 70 kilometra në orë! Pikërisht për këtë qëllim, me përjashtim të disa mjeteve të caktuar, pjesa tjetër mjeteve luftarake të tyre ishin me rrota.
Ata sipas iluzionit të tyre, kishin për synim që në bazë të planit kohor, gjatë 33 orëve dhe në pesë faza të kalonin qytetet Sarpol Dhehab, Islamabad, Hamedan dhe Kazvin dhe të arrijnë në Teheran. Ish-regjimi i Irakut në atë kohë ka ndihmuar forcat e grupit terrorist MEK me 120 tanke, 400 automjete transportuese, 90 predha hedhës të kalibrit 80 mlm, 30 topa artilerie të kalibrit 122 mlm, 150 murtaja dore, 1000 mitraloz, 30 topa 106 mlm dhe 1000 kamion dhe automjete të tjera luftarake. Njëkohësisht me këtë operacion, avionët luftarakë të Irakut për të parandaluar operacionet ajrore të avionëve dhe helikopterëve të Republikës Islamike të Iranit, kanë bombarduar bazat forcave ajrore iraniane në Hamedan, në Dezful, bazën 2 Sakaz dhe bazën e forcave ajrore në Kermanshah.
Brigadat sulmuese 130 irakiane gjithashtu në mënyrë rreshtore ishin pozicionuar në perëndim të qytetit Sarpol Zehab për t’i mbështetur kalimin e forcave të grupit terrorist MEK nga qafa Patak dhe kanë bombarduar pozicionet e forcave ushtarake të Iranit. Avionët luftarakë të Irakut gjithashtu kanë bombarduar edhe kullat e rrjetit komunikues në qytetin Karand, ndërsa helikopterët irakianë për të mbështetur forcat e grupit terrorist MEK që të kalojnë nga Qafa, kanë fluturuar mbi forcat e frontit të MEK dhe kanë bombarduar pozicionet dhe tanket iraniane të dislokuara në Qafën Patak.
Me fillimin e avancimit të shpejtë të forcave terroriste të MEK, zona kufitare Ginagharb u bë arenë e vrasjeve të mëdha. Në rajonin Islamabad, pasi forcat e grupit terrorist Muxhahedine Khalk depërtuan në pozicionet shtetërore dhe i shkatërruan ato tërësisht. Forcat terroriste të MEK kryen edhe vrasje të tmerrshme dhe me këto veprime kishin për qëllim të krijojnë frikë dhe tmerr në kuadër të fitimit të mbështetjes popullore.

Në këtë kohë, për shkak të pranisë së shumicës së forcave iraniane në frontet jugore, forcat e grupit terrorist MEK me luftimet më të pakta të mundshme, hyrën në qytetin Karand. Përkundër parashikimeve të Raxhavi i cili kishte pretenduar se “ne do të përballemi me mbështetjen e gjerë të popullit iranian”, qytetarët e qytetit Karand nuk i mirëpritën forcat avancuese të grupit terrorist MEK dhe në hyrje të qytetit forcat e policisë, Gardës Revolucionare dhe qytetarët e thjeshtë luftuar ashpër me forcat e grupit terrorist MEK. Gjatë kësaj kohe, shumica e familjeve dhe popullatës civile arritën të largohen nga qyteti me makina apo në këmbë dhe shkuan në drejtim të qytetit Islamabad ose në drejtim të bjeshkëve rreth e rrotull. Qyteti Karand pas luftimeve u zbrazë nga popullata dhe ra nën pushtimin e forcave të grupit terrorist MEK. Një divizion i forcave të MEK mori përgjegjësinë e spastrimit dhe mbajtjes së qytetit, ndërsa divizionet e tjera me taktikën kryesore “me shpejtësi maksimale në avancim” pa u ndal vazhdoi të sulmojë në drejtim të qytetit Islamabad që në dy pika nga hyrja e qytetit disa forca popullore qëndruan përball forcave të grupit terrorist MEK ndërsa luftimet sporadike me qendrat ushtarake dhe shtetërore vazhduan deri vonë. Gjatë kësaj periudhe banorët e qytetit u shpërngulen në drejtim të qytetit Kermanshah dhe në rrugën Islamabad-Kermanshah makinat e familjeve të cilat ishin duke ikur në drejtim të qytetit Kermanshah, krijuan kolona dhe komunikacion të dendur dhe si pasojë e këtij trafiku u mbyll Qafa e Hasanabadit dhe Ngushtica Çaharzabar.
Disa shtylla luftarake të grupit terrorist MEK pas pushtimit të qytetit Islamabad, me urdhër të komandantit të përgjithshëm (Raxhavi) dhe me shpejtësi maksimale u nisen në drejtim të qytetit Kermanshah. Mirëpo akoma pa arritur në Çaharzabar, mbeten prapa kolonave dhe komunikacionit të dendur të “mbështetjes popullore”. Shtylla e forcave sulmuese përsëri u nis në drejtim të qytetit Kermanshah, por i hodh predha e parë në drejtim të automjetit të parë luftarak të tyre dhe forcat e grupit terrorist MEK u ndalën dhe luftimet filluan rreth e rrotull Qafës së Hasanabadit dhe Ngushticës Çaharzabar. Me rënien e mbrëmjes dhe me rezistencën e pathyeshme të forcave iraniane, u zhvilluan luftime të ashpra në kodrinat rreth Çaharzabar dhe pavarësisht humbjeve të mëdha dhe pavarësisht humbjeve të mëdha, forcat terroriste të MEK, nuk patën sukses. Luftimet e sulme të vazhdueshme vazhduan deri të nesërmen e asaj dite (ditën e dytë) dhe komandantët e grupit terrorist MEK jepnin urdhër të sulmohet ashpër, mirëpo çdo herë përballeshin me humbje të mëdha njerëzore dhe me shkatërrimin e armatimit dhe municionit ndërsa nuk shënohej avancim fare. Dobësia e taktikës “sulme me shpejtësinë maksimale” u shfaq më tepër atëherë kur forcat e grupit terrorist MEK brenda disa orëve u ndalen. Për shkak të pozitës gjeografike të rajonit dhe taktikës si dhe për shkak të pozicionimit të forcave të Ushtrisë dhe të Gardës Revolucionare, forcat e grupit terrorist MEK humbën aftësinë për të avancuar dhe për të sulmuar dhe gjithashtu për t’u mbrojtur dhe sa më shumë kohë që kalonte, ky problem i tyre bëhej gjithnjë e më i dukshëm dhe më i gjerë. Ai grup i forcave terroriste të MEK të cilat deri më atëherë nuk kishin përjetuar as front e as betejë lufte dhe nuk kishin parë as armë dhe as plumb, por që ishin mashtruar vetëm me intrigat e ndryshme të përgjegjësve politikë të grupit terrorist MEK dhe kishin dalë në skenë, ishin kapluar nga një frikë dhe tmerr i çuditshëm. Një numër i madh i tyre për shkak se nuk kishin njohuri fare me çështje ushtarake dhe taktika të luftës së këmbësorisë, në po ato çastet e para ose kishin marrë plumb ose ishin bërë pengesë e forcave të tjera të grupit terrorist MEK. Sipas dëshmitarëve okularë në skenë, ata nuk mund të përdornin as armët e tyre personale (kallashin) dhe kryesisht ata ishin përdorur vetëm për të treguar numër të madh përball ushtrisë iraniane. Shumica e këtyre personave në luftën e afërt janë vrarë ose plagosur për shkak të mungesës së eksperiencës dhe mosnjohjes me luftën individuale duke dalë nga pozicionet e veta pa kujdes.
Paaftësia dhe mosnjohja e disa komandanteve (grave të grupit terrorist MEK) me taktikat luftarake të cilat grupi terrorist MEK i kishte vendosur në krye të njësive dhe divizioneve vetëm ekspozim sipërfaqësor, në vete konsiderohej një prej faktorëve të kësaj disfate të tmerrshme. Disa prej këtyre komandanteve (grave) në realitet ishin përgjegjëse politike ose për mbështetje logjistike, por që kishin dal në skenë për të luftuar në pozitën e komandantes së taktikave të brigadave të grupit terrorist MEK.
Sulmet e vazhdueshme të forcave ajrore dhe helikopterëve të forcave ajrore të Iranit si dhe sulmet e forcave tokësore të Iranit nga kodrinat e të dy anëve të lartësive të Hasanabadit dhe fshatit Sijah Khur dhe rrugës mes Ngushticës dhe qytetit Islamabad, e kishin bërë të pamundur kryerjen e çfarëdo lloj lëvizje të forcave terroriste të MEK dhe ato forca tani vetëm mbroheshin. Komunikimi me anë të radiolidhjeve mes shumicës së komandantëve me qendrën komanduese të grupit terrorist MEK ishte ndërprerë. Një numër i madh i komandantëve dhe krerëve të njësive të grupit terrorist MEK ishin vrarë ose ishin plagosur ose ishin detyruar të zmbrapsen.
Komandantët më të lartë kishin kërkuar nga komandanti suprem që Iraku t’u japë mbështetje më të madhe ajrore atyre. Kryekomandantja e forcave avancuese që në atë kohë ishte znj. Mahbube Xhamshidi e njohur me nofkën (Azar) kishte kërkuar nga forcat irakiane që të bombardojnë me armë kimike. Mirëpo për shkak të dështimit të sulmit të forcave irakiane në qytetin Ahvaz, mbështetja e Sadam Husejnit për forcat e grupit terrorist MEK në ditën e dytë gati ishte ndërprerë tërësisht dhe përqendrimi i Sadam Husejnit më tepër ishte në frontet jugore dhe në thyerjen e rezistencës së forcave iraniane në jug të Iranit. Forcat ajrore të Irakut gjatë operacionit “Forugh” kishin bombarduar shumë rajone të ndryshme në Iran.
Në ditën e dytë të operacionit një grup helikopterësh luftarakë të Irakut ishin nisur për të bombarduar pozicionet e forcave iraniane në rrethinën e qytetit Islamabad dhe Karand që në jug të qytetit Karan njëri prej tyre u qëlluar nga forcat kundërajrore iraniane dhe u rrëzua. Ndërsa nga dita e tretë për shkak të nevojës më të madhe të forcave ajrore të Irakut në frontet jugore, të gjitha fluturimet luftarake të Irakut ishin transferuar në jug dhe me përjashtim të disa helikopterëve për transferimin e të plagosurve, Sadam Husejni nuk u dërgoi mbështetje tjetër ajrore forcave terroriste të MEK në ditën e tretë. Prandaj, Raxhavi pas vrasjes së qindra forcave të tij me zhgënjim të madh nga mbrapa radiolidhjes dha urdhrin për “Ruajtja e Vetës” dhe tërheqjen e forcave të MEK në territorin e Irakut.
Në bazë të listës që ka publikuar grupi terrorist MEK për të vrarët, numri i të vrarëve në tre ditët e para ishte 1500 persona dhe një numër më i madh se ky ishin të plagosur dhe të zhdukur. Vetëm 30 persona prej forcave terroriste të MEK kishin arritur të hyjnë në territorin e Irakut dhe në bazë të raportit të arritur në shtabin e inteligjencës së grupit terrorist MEK, pjesa tjetër e pjesëtarëve të njësive të ndryshme në bjeshkën rreth qytetit Karan, Islamabad dhe qytetet e tjera të rajonit janë përleshur me forcat iraniane dhe janë vrarë ose plagosur. (Libri “Rade Paje Ahrimen”, f. 154-162). Natyrisht në po atë kohë burimet iraniane në bazë të dëshmive dhe dokumenteve ekzistuese, humbjet e grupit terrorist MEK gjatë këtij operacioni i kanë llogaritur mbi 2500 pjesëtarë të vrarë. (Arkivi i Dokumenteve të Fondacionit Habilian). Disfata në operacionin “Forughe Xhavidan” ishte fundi i operacioneve ushtarake të të ashtuquajturës “Ushtria Çlirimtare” e grupit terrorist MEK.