Në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99174-në_bruksel_po_përgatitet_sakatimi_apo_zhbërja_e_shtetit_të_kosovës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka reaguar pas takimit të koordinatorit të Kosovës, Skënder Hyseni, si dhe atij Serbisë, Marko Gjuriq, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Bruksel, duke thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘po prodhon pika në interes të Serbisë’.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 31, 2020 21:14 Europe/Tirane
  • Në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka reaguar pas takimit të koordinatorit të Kosovës, Skënder Hyseni, si dhe atij Serbisë, Marko Gjuriq, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Bruksel, duke thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘po prodhon pika në interes të Serbisë’.

Ai në një postim në Facebook shkruan se pikat e krijuara në procesin e dialogut në Bruksel janë të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës. “Dialogu Hyseni-Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajçak, po prodhon 9 pika ku përveç pagjeturve të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa serbe, dhe tmerrësisht të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës. Kthimi i serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet per kishën serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi. Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajçakut duhet treguar që debat për njohje kemi pasur 20 vjet, dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera.Në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit për 20 vite tjera a me njoh këtë shtet të dështuar Serbia apo jo”, ka shkruar ai.