Greqia miratonin vendimin e Amerikës heqjen e embargos së armatimeve ndaj Qipros
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i99898-greqia_miratonin_vendimin_e_amerikës_heqjen_e_embargos_së_armatimeve_ndaj_qipros
Greqia ka përshëndetur vendimin e Amerikës për të hequr embargon e armatimeve kundër Qipros.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2020 06:10 Europe/Tirane
  • Greqia miratonin vendimin e Amerikës heqjen e embargos së armatimeve ndaj Qipros

Greqia ka përshëndetur vendimin e Amerikës për të hequr embargon e armatimeve kundër Qipros.

Ministria e jashtme e Greqisë ditën e mërkurë doli me një deklaratë ku vlerësoi vendimin e Uashingtonit për heqjen e embargos ndaj Qipros dhe theksoi se një vendim i tillë do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Ministria e jashtme e Turqisë duke reaguar ndaj vendimit të Amerikës deklaroi se heqja e embargos ndaj Qipros mund të dëmtojë stabilitetin dhe paqen në këtë rajon dhe theksoi se në rast se Amerika nuk rishikon vendimin e saj Turqia do të marrë masat e duhura për të garantuar sigurinë në pjesën turke të Qipros. Vlen të theksohet se Turqia dhe Greqia janë në tension të gjerë për shkak të kërkimeve për naftë të Ankarasë në Mesdhe.