"National Interest" pranon: Zbatimi i mekanizmit "snapback" nuk është i lehtë
-
\"National Interest\" pranon: Zbatimi i mekanizmit \"snapback\" nuk është i lehtë
Pars Today – Një revistë ndërkombëtare shkroi për aktivizimin e mekanizmit automatik të kthimit të sanksioneve ose siç njihet ndryshe "snapback", duke deklaruar se ka pengesa të shumta për kthimin e sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit sipas mekanizmit "snapback", dhe nëse nuk aktivizohet, Perëndimi do të përballet me probleme serioze në vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.
Revista "National Interest" shkroi në një raport: “Në administratën e parë të presidentit Donald Trump, Amerika rivendosi në mënyrë të njëanshme sanksionet ekonomike ndaj Iranit, por tani është Evropa ajo që duhet të luajë një rol udhëheqës në rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare për armatimet dhe armët bërthamore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këto kufizime, të cilat ishin pjesë e marrëveshjes së vjetër bërthamore me Iranin, po skadojnë me shpejtësi”.
Revista perëndimore shtoi: “Nëse Perëndimi nuk ndërmerr veprime deri në datën e caktuar, mundësia e rivendosjes së sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit, duke përfshirë sanksionet për armët, raketat dhe materialet bërthamore, do të humbasë përgjithmonë, dhe Këshilli i Sigurimit do ta mbyllë zyrtarisht dosjen bërthamore të Iranit”.