Araghchi viziton Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/daily_news-i171986-araghchi_viziton_kinën
ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi për vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Kinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 13, 2025 19:42 Europe/Tirane
  • Araghchi viziton Kinën
    Araghchi viziton Kinën

ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi për vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Kinë.

Sipas ParsToday, Ismail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, njoftoi se ministri i Jashtëm i Iranit, Sejed Abbas Araghchi do të zhvillojë një vizitë në Kinë.

Sipas Baghaei-t, ministri i Jashtëm iiranian të hënën do të niset për në Kinë për të marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait me ftesë të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi.

Gjatë kësaj vizite, përveç pjesëmarrjes në takimin e ministrave të jashtëm dhe shpjegimit të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të Iranit në atë takim, ministri i Jashtëm iranian do të takohet dhe do të bisedojë me ministrin e Jashtëm kinez dhe një numër ministrash të tjerë të jashtëm që marrin pjesë në takim.

Koordinimi dhe përgatitja për Samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait është axhenda kryesore e takimit të ministrave të jashtëm.