Projekti i quajtur “ISLAMOFOBI”
(last modified 2024-08-12T19:42:35+00:00 )
Gusht 12, 2024 21:42 Europe/Tirane
  • Projekti i quajtur “ISLAMOFOBI”
    Projekti i quajtur “ISLAMOFOBI”

Parstoday – Përdoruesit e rrjetit social X duke shprehur shqetësime për përhapjen e islamofobisë në Angli, kanë kritikuar ashpër neglizhencën e autoriteteve angleze për ndalimin e islamofobisë.

Anglia është përfshirë nga protesta të dhunshme me slogane kundër emigracionit për më shumë se një javë. Trazirat filluan pasi aktivistët e ekstremit të djathtë përdorën mediat sociale për të përhapur dezinformata në lidhje me identitetin e një sulmuesi që vrau tre vajza.

Një adoleshent 17-vjeçar pasi konsumoi alkool në Southport të Anglisë, me thikë në dorë sulmoi dhe vrau 3 fëmijë, plagosi rëndë dy të rritur dhe tetë fëmijë të tjerë dhe shkaktoi trazira të dhunshme në një vend të tërë!

Sipas Parstoday, në lidhje me këtë ngjarje, gazeta angleze “The Guardian” njoftoi se postimet në rrjetet sociale pretendonin rrejshëm se i dyshuari ishte një azilkërkues mysliman dhe kjo ka mjaftuar që ekstremistët e krahut të djathtë të sulmojnë një xhami në qytetin Southport.

Perëndimi krijon sfida për Perëndimin

Përdoruesit e rrjetit social X në reagim të përhapjes së urrejtjes kundër Islamit dhe myslimanëve, e përshkruan Perëndimin në këtë situatë si një zonë gjeografike me plotë sfida.

Lidhur me këtë, një përdorues i quajtur “David Myers”, duke publikuar një postim, ka theksuar se sulmi i fundit në Angli nuk ka lidhje fare me myslimanët.

 

Një përdorues i rrjetit social X thekson se sulmi i fundit në Angli nuk ka lidhje fare me Islamin

Një përdorues tjetër i këtij rrjeti social gjithashtu ka paralajmëruar për rritjen e veprimeve agresive dhe sulmeve kundër myslimanëve në Angli. Në një pjesë të postimit të tij thuhet:

“Myslimanë në Britani, iu lutem tregohuni të kujdesshëm! Në javët e ardhshme anë e mbanë Britanisë priten të zhvillohen trazira dhe rebelime kundër Islamit. Kjo është tërësisht e tmerrshme! Unë nuk mund të besoj se myslimanët duhet të fshihen”

Përdoruesi i rrjetit social X paralajmëron për rritjen e sulmeve ndaj myslimanëve në Angli

Projekti i Islamofobisë

Maxhid Tafreshi, studiues i historisë bashkëkohore dhe një prej përdoruesve aktiv të rrjetit social X, i cili e konsideron islamofobinë si një projekt, ka shkruar:

“Islamofobia me siguri është një projekt dhe me padyshim po ushqehet nga një vend”

Një studiues iranian i historisë bashkëkohore: Islamofobia është një projekt

Sorena gjithashtu është një përdorues tjetër i X i cili ka shkruar:

“Popujt e botës tanimë kanë humbur durimin nga sunduesit gënjeshtar dhe nga krimet e tyre, prandaj ata po kërkojnë të vërtetën dhe kjo e vërtetë mund të gjendet vetëm në fenë Islame. Kështu që është e natyrshme që kundërshtarët e Islamit të zbatojnë projektin e islamofobisë, mirëpo fuqia e Zotit është mbi fuqitë e tjera”.

Përdoruesi i rrjetit social X thekson se e vërteta mund të gjendet vetëm në fenë Islame

 

Rritja e prirjeve drejt Islamit në Perëndim

Robert Carter, një gazetar nga Anglia, në lidhje me prirjen e tij drejt Islamit, ka shkruar:

“Në rininë time kisha prirje drejt nacionalizmit anglez dhe islamofobisë. Unë isha i irrituar, i humbur dhe injorant. Tani jam mysliman. E falënderoj Zotin! Unë e dua jetën dhe i dua të gjitha shtresat e shoqërisë, si rezultat unë jam bërë më i fort. Islami nuk përbën kurrfarë rreziku për anglezët”.

Përdoruesi anglezë që ka pranuar Islamin në Angli: Islami nuk përbën kurrfarë rreziku për anglezët

Kjo është në kohën organizata “Tell Mama”, e cila monitoron islamofobinë në Britani, ka paralajmëruar edhe një herë për krijimin e frikës dhe tmerrit nga ekstremistët kundër myslimanëve.

Sipas organizatës “Tell Mama”, krimet e kryera në bazë të urrejtjes ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar janë trefishuar, deri në atë masë sa që janë sulmuar ose kërcënuar seriozisht 10 xhami, duke përfshirë xhamitë në Southport, Hartlepool dhe Liverpool nga ekstremistët e djathtë dhe kjo ka bërë që një numër myslimanësh të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Gratë e veshura me hixhab janë veçanërisht të shqetësuara se do të sulmohen në rrugë.

 

Tags