Hamas: Si Gantz, ashtu edhe Netanyahu janë vrasës
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159010-hamas_si_gantz_ashtu_edhe_netanyahu_janë_vrasës
Pas dorëheqjes së dy personave nga kabineti i luftës izraelite, shefi i Departamentit Politik të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) theksoi se gjakderdhja është në natyrën e këtij regjimi dhe nuk ka rëndësi se kush është në kabinet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2024 06:52 Europe/Tirane
  • Hamas: Si Gantz, ashtu edhe Netanyahu janë vrasës

Pas dorëheqjes së dy personave nga kabineti i luftës izraelite, shefi i Departamentit Politik të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) theksoi se gjakderdhja është në natyrën e këtij regjimi dhe nuk ka rëndësi se kush është në kabinet.

Sami Abu Zuhri, kreu i departamentit politik të Lëvizjes së Rezistencës Islamike, Hamasit jashtë Palestinës, theksoi të dielën mbrëma se dorëheqja e Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot nga kabineti i luftës së regjimit sionist është një dëshmi e dështimit të armikut për të arritur qëllimet e veta.

Abu Zuhri deklaroi: "Gantz dhe Eisenkot duan të hidhen nga anija në kohë para se ajo të fundoset."

Ai deklaroi se dorëheqja e zyrtarëve politikë dhe ushtarakë të regjimit sionist nuk ka fund dhe dëshmon për shembjen e sistemit politik të këtij regjimi.

Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë dallim midis Gantzit dhe Netanyahut, sepse që të dy janë vrasës e shkatërrues dhe se shoqëria sioniste në tërësi kërkon gjakderdhje dhe krim.

Benny Gantz, një anëtar i kabinetit izraelit të luftës, zyrtarisht njoftoi dorëheqjen e tij të dielën dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Gantz kërcënoi të premten mbrëma në mbledhjen e fundit të kabinetit të luftës së Izraelit se nëse nuk do të kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në marrëveshjen për lirimin e të burgosurve izraelitë në 24 orët e ardhshme, ai do të jepte dorëheqjen të shtunën.