Qershor 11, 2024 20:28 Europe/Tirane
  • Ekstremi i djathtë nuk kërcënon dot zgjerimin e BE-së

Ashtu siç ishte parashikuar, e djathta ekstreme pësoi rritje në zgjedhjet europiane, por jo në një nivel të tillë sa për të kërcënuar vendimmarrjen dhe politikat e deritanishme në raport me zgjerimin.

Pavarësisht avancimit të partive të ekstremit të djathtë në disa vende, partitë që konsiderohen tradicionalisht pro-europiane, do të vazhdojnë të kenë shumicën edhe në përbërjen e re të PE-së.Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet të ketë 186 vende në Parlamentin me 720 ulëse, që nënkupton dhjetë vende më shumë se në përbërjen e deritashme.E vetmja parti kundër shtrirjes së mëtejshme të BE-së është Identiteti dhe Demokracia (ID), që pritet të marrë 58 vende në PE. Ajo mund të rritet, varësisht se cilat parti do t’i bashkohen, por, sërish, nuk do ta vinte në rrezik mbështetjen për procesin e zgjerimit nga ana e PE-së.

Tags