Hamasi i dorëzon Katarit përgjigjen e rezistencës ndaj planit të armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159092-hamasi_i_dorëzon_katarit_përgjigjen_e_rezistencës_ndaj_planit_të_armëpushimit
Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Hamasit dhe Ziad Al-Nakhleh, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik, i dhanë Katarit përgjigjen e rezistencës ndaj planit të propozuar të regjimit sionist për shkëmbimin e të burgosurve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2024 04:32 Europe/Tirane
  • Hamasi i dorëzon Katarit përgjigjen e rezistencës ndaj planit të armëpushimit

Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Hamasit dhe Ziad Al-Nakhleh, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik, i dhanë Katarit përgjigjen e rezistencës ndaj planit të propozuar të regjimit sionist për shkëmbimin e të burgosurve.

Sipas Al Jazeera, përgjigja e dhënë nga rezistenca palestineze përfshin ndryshime në planin e propozuar nga regjimi sionist për armëpushimin në Gaza. Sipas këtij raporti, një pikë e ndryshuar është futja e kërkesës për tërheqjen e plotë të forcave pushtuese nga Rripi i Gazës dhe hapjen e pika kufitare duke përfshirë kalimin Rafah. Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se Katari dhe Egjipti morën përgjigjen e Hamasit dhe grupeve të rezistencës palestineze ndaj planit të propozuar nga regjimi sionist për armëpushim. Në të njëjtën kohë, lëvizjet Hamas dhe Xhihadi Islamik në një deklaratë njoftuan se përgjigjja e grupeve të rezistencës është në interes të popullit palestinez dhe në të është theksuar domosdoshmëria e ndalimit të plotë të luftës dhe tërheqja e plotë e forcave pushtuese nga Gaza. Në vazhdim të deklaratës, thuhet se delegacioni palestinez, duke u mbështetur në ndjenjën e përgjegjësisë kombëtare, deklaron gatishmërinë për ndërveprim pozitiv për arritjen e një marrëveshjeje që do të çojë në përfundimin e kësaj lufte.