Qershor 12, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Gjermania dërgon armë të reja drejt Ukrainës

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot njoftoi një paketë të madhe ndihme ushtarake për Ukrainën.

Paketa e re e ndihmës ushtarake gjermane do të përfshijë 100 raketa të fuqishme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe mijëra dronë luftarakë, njoftoi ministri gjerman gjatë një vizite tek ushtarët ukrainas, të cilët po i nënshtrohen trajnimit në Gjermani mbi sistemet Patriot.

Ukraina prej kohësh u kërkon partnerëve perëndimorë më shumë sisteme të mbrojtjes kundërajrore në mënyrë që t’i rezistojë sulmeve ajrore ruse, të cilat kërcënojnë të shkatërrojnë rrjetin elektrik të Ukrainës.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të përdorur armët e dërguara nga vendet perëndimore për të synuar territorin rus.

Në veçanti, u dha miratimi për sulmet në vendet nga ku rusët sulmuan Kharkivin dhe rajonin përreth, ku hapën një front të ri me një ofensivë ndërkufitare në muajt e fundit.

Ndërkohë, Zelensky u prit me ovacione sot në Budenstag gjersa iu drejtua me një fjalim deputetëve gjermanë.

 

Tags