Vala e të nxehtit në Greqi, vret 4 turistë
(last modified Sat, 15 Jun 2024 08:27:45 GMT )
Qershor 15, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Vala e të nxehtit në Greqi, vret 4 turistë

Si pasojë e të nxehtit ekstrem në Greqi, 4 turistë kanë pësuar goditje nga i nxehti dhe kanë humbur jetën, ndërsa kërkimet për 4 turistët e zhdukur vazhdojnë akoma.

Greqia po përjeton një valë të fortë të të nxehtit dhe ka dhënë një paralajmërim urgjent për të gjithë turistët që udhëtojnë në këtë vend. Sipas Independent, në Greqi, e cila është një destinacion turistik për shumë njerëz në Evropë, 4 turistë kanë humbur jetën për shkak të vapës së madhe. Në këtë vend rezultojnë të zhdukur edhe tre turistë të tjerë të cilët ka mundësi të kenë humbur ndjenjat nga i nxehti dhe mund të jenë në rrezik për jetën. Vala e të nxehtit është aq e forta saqë në disa vende turistike të frekuentuara si Akropoli, dyert për vizitorët janë mbyllur pas raportimeve se njerëzit humbur ndjenja teksa prisnin në radhë. Autoritetet greke kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit 3-të të motit të nxehtë dhe u kanë kërkuar njerëzve të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin daljen. Ekspertët meteorologë në Greqi thonë se vala e të nxehtit e këtij viti ka mbërritur shumë shpejt në vend dhe Greqia nuk ka parë kurrë një valë të nxehti para 19 qershorit që nga shekulli i 20-të.

Tags