Vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në qytetin e Gazës
14 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet e fundit ajrore të regjimit sionist në qytetin e Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një numër shtëpish në lagjet Shujaiyeh dhe al-Tuffah në qytetin e Gazës, si rezultat i së cilës 14 persona, përfshirë disa fëmijë, ranë dëshmorë dhe më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur. Avionët luftarak të regjimit sionist bombarduan edhe perëndimin e kampit Nusirat dhe qytetin Khan Yunis. Gjatë këtyre sulmeve ajrore, disa palestinezë u martirizuan dhe disa të tjerë u plagosën. Krahas sulmeve ajrore të regjimit sionist, anijet luftarake të këtij regjimi goditën me predha brigjet e qytetit të Gazës. Ministria e Shëndetësisë së Gazës të premten njoftoi se numri i dëshmorëve të agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës nga data 7 tetor e deri më sot është 37266 persona. Ministria gjithashtu njoftoi se numri i të lënduarve në këto krime është 85,102.