Vriten dy robër të tjerë në sulmin e regjimit izraelit në Rafah
Brigadat Qassam publikuan një video dhe njoftuan se dy robër të tjerë sionistë u vranë në sulmet ajrore të regjimit pushtues në Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, Batalionet Ezzeddin Qassam, dega ushtarake e lëvizjes Hamas, publikuan një video të re dhe njoftuan se ushtria e regjimit sionist kishte vrarë dy të robër të tjerë si pasojë e bombardimeve në Rafah disa ditë më parë. Batalionet Qassam në këtë video-mesazh për kolonët sionistë theksuan: “Ushtria juaj vazhdon t'ju mashtrojë. Qeveria juaj dëshiron vetëm të marrë robërit në arkivole. Hamasi nuk e ka bërë të ditur identitetin e robërve të vrarë dhe nuk ka publikuar foto të tyre. Osama Hamdan, një nga zëdhënësit e lëvizjes Hamas, në një intervistë për CNN tha se askush nuk e ka idenë se sa pengje izraelitë janë gjallë. Thuhet se Hamasi aktualisht mban 120 robër në Gaza, por nuk është e qartë se sa prej tyre janë gjallë. Në marrëveshjen e mëparshme mes Hamasit dhe regjimit izraelit për lirimin e të burgosurve që u arrit në nëntor, 81 izraelitë dhe 24 shtetas të huaj u liruan në këmbim të 240 palestinezëve. Në ditët dhe javët e kaluara, demonstruesit në Palestinën e pushtuar kanë kërkuar vazhdimisht nga kabineti qeveritar sionist që të arrijë një marrëveshje me Hamasin për shkëmbimin e robërve sa më shpejt të jetë e mundur.