Tetë ushtarë të tjerë izraelitë u vranë në jug të Gazës
Qershor 15, 2024 17:14 Europe/Tirane
Tetë ushtarë izraelitë u vranë në një shpërthim që hodhi në erë një automjet ushtarak të regjimit sionist në jug të Rripit të Gazës, sipas një raporti.
Kanali i lajmeve Al Mayadeen tha se të shtunën një raketë anti-blind hodhi në erë një automjet ushtarak “Tiger” të regjimit sionist.
Sipas këtij burimi, tetë ushtarë izraelitë u vranë në këtë operacion të rezistencës palestineze.
Ndërkohë, Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi të shtunën se shkatërroi një buldozer izraelit të tipit D-9 me një raketë Al-Yassin 105 në zonën Tel al-Sultan, në perëndim të Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Tags