Qershor 16, 2024 11:51 Europe/Tirane
  • Pezullohen përkohësisht operacionet ushtarake në jug të Rripit të Gazës

Sot ushtria sioniste njoftoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës.

Gazeta britanike "The Guardian" citoi ushtrinë izraelite të thoshte se operacionet ushtarake janë ndalur përkohësisht dhe "taktikisht" për të lejuar kamionët që transportojnë ndihma humanitare që të arrijnë në vendkalimin Karam Abu Salem në Gaza.

Ushtria e regjimit sionist ka njoftuar se në jug të Rripit të Gazës do të zbatojë një "pauzë taktike ditore në operacionet e saj ushtarake", në mënyrë që të dërgohen ndihma humanitare për palestinezët. Kjo pauzë do të bëhet çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 19:00.

Ndërprerja e operacioneve ushtarake të regjimit sionist është koordinuar me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmave humanitare.

Nuk është ende e qartë nëse ushtria izraelite do të garantojë sigurinë për kamionët e ndihmave gjatë kalimit në Gaza apo jo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 8000 fëmijë nën moshën pesë vjeç i janë nënshtruar trajimeve mjekësore për kequshqyerje në Gaza.

 

 

Tags