Qershor 16, 2024 11:59 Europe/Tirane
  • Abu Obeidah: Operacioni në Rafah edhe një herë konfirmoi mposhtjen e armikut

Zëdhënësi i Brigadave al-Kassam, krahut ushtarak të Lëvizjes së Rezistencës Islamike "Hamas", në një mesazh, duke iu referuar vrasjes së tetë ushtarëve sionistë në Rripin e Gazës theksoi: "Operacioni i kombinuar dhe i veçantë që u krye të shtunën në Rafah ishte një rikonfirmim i disfatës së armikut kundrejt Rezistencës Palestineze. Ky operacion i dha goditje të fuqishme ushtrisë së regjimit sionist."

Në një mesazh, Abu Obeidah u premtoi armiqve sionistë shtimin e operacioneve të tilla dhe tha: "Armiku duhet të presë madje më shumë se kaq."

Ai shtoi: "Goditjet tona të fuqishme ndaj forcave armike do të vazhdojnë kudo që ata janë dhe, me ndihmën e Zotit, ushtria e regjimit pushtues në çdo pjesë të tokës tonë nuk do të gjejë gjë tjetër veçse prita vdekjeje."

Radioja e Ushtrisë Sioniste pranoi vdekjen e disa ushtarëve të këtij regjimi, përfshirë komandantin e Divizionit 601, në operacionin e mëngjesit të së shtunës nga ana e Rezistencës Palestineze në Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës. Kjo media sioniste bëri të ditur se tetë ushtarë të këtij regjimi mbetën të vrarë nga shpërthimi i një autoblindi gjatë përleshjeve në Rafah.

 

Tags