Qershor 17, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist bombardoi Libanin në festën e Kurban Bajramit

Të dielën, në ditën e Kurban Bajramit, qytetet kufitare në jug të Libanit u vunë në shënjestër të avionëve luftarakë dhe predhave të artilerisë së ushtrisë pushtuese të regjimit sionist, pas 12 orësh qetësie të përkohshme dhe të kujdesshme në këtë front.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Libanit raportoi se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan fshatin Yaroun në rajonin Bint Xhbeil në jug të Libanit me dy raketa ajër-tokë.

Ndërkohë, burime vendase thanë se artileria e ushtrisë pushtuese ka sulmuar edhe periferitë e fshatrave Halta dhe Kfarshuba pas 12 orësh qetësie të përkohshme.

Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi në një lajm të shkurtër se “ushtria bombardoi objektivat në jug të Libanit".

Prej 8 tetorit të kaluar e deri më tani, kufiri mes Libanit dhe regjimit izraelit ka qenë dëshmitar i tensioneve intensive dhe shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit ndërmjet ushtrisë okupatore sioniste nga njëra anë dhe forcave të Rezistencës së Hezbollahut dhe grupeve palestineze në Liban nga ana tjetër.

Në këtë kontekst, i dërguari i presidentit Joe Biden, Amos Hochstein, pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Luftës së regjimit izraelit Yoav Gallant gjatë udhëtimit të tij në Tel Aviv sot, të hënën, dhe të diskutojë për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit.

 

Tags