Qershor 17, 2024 10:32 Europe/Tirane
  • Gjykata e Hagës do të vendosë së shpejti për urdhërarrestin e Netanyahut

Burime sioniste të lajmeve raportuan se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka të ngjarë të marrë një vendim për lëshimin e një urdhërarresti për kryeministrin dhe ministrin e luftës së Izraelit brenda 10 ditëve të ardhshme.

Kanali 13 i regjimit sionist, duke iu referuar mundësisë së vendimit të Gjykatës së Hagës në lidhje me urdhrin e arrestit për kryeministrin sionist Benjamin Netanyahu dhe ministrin e luftës së regjimit sionist Yoav Gallant, ka vënë në dukje se kjo mundësi i ka shkaktuar Netanyahut një shqetësim të madh dhe se ai është në proces të gjerë konsultimesh në lidhje me lëshimin e këtij urdhër-arresti.

Sipas raportit të Kanalit 13 të regjimit sionist, përveç konsultimit me këshilltarët ligjorë në ministrinë e Jashtme të këtij regjimi, ushtria u ka kërkuar autoriteteve sioniste edhe ndërtimin e një spitali në Gaza dhe rihapjen e korridoreve humanitare me qëllim rikthimin e imazhit të regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Lufta kundër Gazës, e cila ka hyrë në ditën e saj të 254-të, është bërë faktori më i rëndësishëm në përshkallëzimin e tensionit midis liderëve të regjimit pushtues dhe, ndërsa Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij duan që lufta të vazhdojë, kundërshtarët e tyre këmbëngulin në vendosjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve sionistë.

Shumë ekspertë besojnë se qëllimi i Netanyahut në këmbënguljen për vazhdimin e luftës është ruajtja e jetës politike të tij dhe shmangia nga ndjekja penale.

 

Tags