Qershor 17, 2024 10:43 Europe/Tirane
  • Biden pohon: Në luftën e Gazës, u vranë shumë palestinezë të pafajshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha dje në fjalimin e tij me rastin e Kurban Bajramit: "Shumë palestinezë të pafajshëm, duke përfshirë mijëra fëmijë, u vranë. Familjet lanë shtëpitë e tyre dhe panë komunitetet e tyre tek shkatërroheshin".

Ai shtoi: "Bajrami vjen në një kohë të vështirë, kur civilët e pafajshëm të Gazës po vuajnë nga tmerret e luftës."

Joe Biden pohoi: "Unë besoj se propozimi i armëpushimit i paraqitur nga Izraeli për Hamasin është mënyra më e mirë për t'i dhënë fund dhunës dhe luftës."

Ai theksoi: "Ne jemi të përkushtuar për të trajtuar problemin e islamofobisë në Amerikë dhe po përpiqemi të krijojmë një strategji kombëtare për t'u përballur me diskriminimin dhe islamofobinë."

Fjalët e Bidenit vijnë ndërkohë që sot, në mëngjes, avionët luftarakë të regjimit sionist sulmuan një apartament në zonën Sheikh Ridvan në veri të Gazës, gjë që rezultoi në martirizimin e 3 palestinezëve dhe plagosjen e 4 të tjerëve."

Sipas këtij raporti, avionët luftarakë izraelitë bombarduan edhe lagjen al-Zarka në veri të qytetit të Gazës, sulm i cili rezultoi me martirizimin e 2 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve.

Pak më herët, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës lëshoi ​​një deklaratë dhe njoftoi se që nga fillimi i sulmeve në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar, ushtria izraelite ka vrarë 37337 palestinezë.

Gjithashtu, sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, sulmet e ushtrisë së regjimit sionist kundër këtij territori kanë plagosur 85299 banorë të Rripit të Gazës.

 

Tags