Qershor 17, 2024 11:01 Europe/Tirane
  • Urime për festën e Kurban Bajramit!

Sot është Festa e Kurban Bajramit, një nga festat e mëdha të myslimanëve.

Në festën e Kurban Bajramit, haxhinjtë që kanë shkuar për të vizituar Shtëpinë e Zotit, bëjnë kurban sipas urdhrit të Zotit dhe për kënaqësinë e Tij, si dhe e mbajnë të gjallë dhe e çmojnë kujtimin e profetit të madh të Zotit, Hazretit Ibrahim (a.s.).

Për të provuar besimin dhe sinqeritetin e tij, Zoti i dha Ibrahimit (a.s.) një mision që ta sakrifikonte djalin e tij Ismailin (a.s.) në rrugën e Zotit. Me gjithë vështirësinë e kësaj detyre, Hazreti Ibrahim (a.s.) iu bind urdhrit hyjnor dhe u përgatit për ta kryer këtë mision, por sado që u përpoq, nuk ia preu fytin djalit të tij, Ismailit (a.s.). Në këtë kohë, Hazretit Ibrahim (a.s.) iu tha se ai kishte dalë krenar nga sprova hyjnore dhe më pas iu dërgua një dash që ta flijonte atë në vend të Ismailit (a.s.).

Kjo histori shembullore është një mësim sakrifice e vetëmohimi, mposhtje e egos dhe nënshtrim ndaj urdhrit të Zotit.

Për këtë arsye, edhe myslimanët në mbarë botën e festojnë ditën e 10-të të Dhul-Hixhes si festë madhështore dhe të lavdishme islame dhe prej saj mësojnë mësimin e sinqeritetit e të shërbimit.

Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) i uron dhe i përgëzon të gjithë myslimanët kudo në botë për ardhjen e Kurban Bajramit!

 

Tags