NATO: Kina po ndez flakët e luftës në Ukrainë dhe duhet ndëshkuar!
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159358-nato_kina_po_ndez_flakët_e_luftës_në_ukrainë_dhe_duhet_ndëshkuar!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti pretendimin e Amerikës rreth ndihmës së Kinës për Rusinë në luftën kundër Ukrainës dhe tha se Pekini duhet të ndëshkohet!
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 18, 2024 12:43 Europe/Tirane
  • NATO: Kina po ndez flakët e luftës në Ukrainë dhe duhet ndëshkuar!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti pretendimin e Amerikës rreth ndihmës së Kinës për Rusinë në luftën kundër Ukrainës dhe tha se Pekini duhet të ndëshkohet!

Sipas portalit 'Russia Today', Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke përsëritur pretendimet se Kina po ndihmon Rusinë në luftën me Ukrainën dhe se po furnizon Moskën me mikroçipe dhe pjesë të tjera të rëndësishme, tha se Pekini duhet të ndëshkohet për këto veprime!

Në një fjalim në Qendrën "Wilson" në Uashington, Stoltenberg pohoi: "Realiteti është se Kina po i fryn zjarrit të konfliktit më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe në të njëjtën kohë ajo dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin."

Ai vazhdoi: "Pekini nuk mund t'i dëshirojë të dyja në të njëjtën kohë. Në një moment, aleatët (NATO) duhet t'i imponojnë një kosto këtij vendi, nëse ai nuk e ndryshon kursin e tij."

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Stoltenberg ka mbajtur vazhdimisht qëndrim kundër Kinës dhe ka pohuar se Pekini po i ofron Rusisë armatime në luftën kundër "mikut evropian të NATO-s", d.m.th. Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e bën këtë pretendim ndërkohë që vendet e kësaj aleance ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke dhënë qindra miliarda dollarë ndihmë financiare dhe ekonomike për Ukrainën dhe gjithmonë kanë ndezur zjarrin e luftës dhe e kanë ndjekur që në fillim atë.

Stoltenberg pohoi: "Kina furnizon Rusinë me mikroprocesorë dhe teknologji të tjera kyçe me aplikime ushtarake, duke përfshirë pjesë që mund të përdoren në prodhimin e raketave dhe tankeve. Pekini gjithashtu i ofron Moskës satelitë të avancuar dhe pajisje anti-raketë; të gjitha këto i mundësojnë Moskës të shkaktojë më shumë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë, të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe të anashkalojë ndikimin e sanksioneve dhe kufizimeve të eksportit!"

Në fillim të këtij viti, Ministria e Jashtme e Kinës kritikoi NATO-n, duke e quajtur atë një "makinë të lëvizshme lufte që shkakton kaos kudo që shkon".