Qershor 18, 2024 12:53 Europe/Tirane
  • Blinken dhe Bin Farhan konsultohen për armëpushimin në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij saudit, Faisal bin Farhan, për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë situatën në Gaza dhe Sudan.

Sipas raportit të rrjetit televiziv Al-Alam, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se ministrat e jashtëm të dy vendeve diskutuan përpjekjet e përbashkëta për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e të burgosurve dhe shtimin e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës.

Rrjeti televiziv Al-Jazeera shkroi se gjatë kësaj bisede telefonike, të dyja palët theksuan gjithashtu nevojën urgjente për t'i dhënë fund luftës në Sudan.

Gjithashtu, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman theksoi të hënën nevojën e ndalimit të menjëhershëm të veprimeve agresive të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe kërkoi marrjen e masave të duhura për të shpëtuar jetët e civilëve.

Ai deklaroi: "Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të rezolutave të nxjerra nga Këshilli i Sigurimit në lidhje me propozimin për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza."

Mohammed bin Salman theksoi: "Arabia Saudite i kërkon edhe një herë komunitetit ndërkombëtar të njohë shtetin e Palestinës në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor.

 

Tags