Një këshill prej tre anëtarësh zëvendëson kabinetin sionist të luftës
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159364-një_këshill_prej_tre_anëtarësh_zëvendëson_kabinetin_sionist_të_luftës
Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, për arsye konsultimesh sensitive, do të formojë një këshill të vogël të përbërë nga ministri i Luftës, ministri i Çështjeve Strategjike dhe kreu i Këshillit të Sigurisë së Brendshme në vend të kabinetit të Luftës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Një këshill prej tre anëtarësh zëvendëson kabinetin sionist të luftës

Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, për arsye konsultimesh sensitive, do të formojë një këshill të vogël të përbërë nga ministri i Luftës, ministri i Çështjeve Strategjike dhe kreu i Këshillit të Sigurisë së Brendshme në vend të kabinetit të Luftës.

Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi se kryeministri i këtij regjimi, Benjamin Netanyahu, për arsye konsultimesh të ndjeshme, do të formojë një këshill të vogël të përbërë nga ministri i Luftës, ministri i Çështjeve Strategjike dhe kreu i Këshillit të Sigurisë së Brendshme në vend të kabinetit të Luftës.

Kabineti i Luftës në këtë regjim është një grup i vogël ministrash dhe zyrtarësh, të cilët janë përgjegjës për marrjen e vendimeve politike gjatë kohës së luftës.

Sipas njoftimit të Organizatës së Radiotelevizionit të regjimit sionist, pas kërkesës së ministrit të Sigurisë së Brendshme Itamar Ben-Gvir për t’iu bashkuar Kabinetit të Luftës, Netanyahu u ka thënë ministrave se ky kabinet është shpërbërë.

Lidhur me këtë, gazeta Yediot Aharonot njoftoi se vendimi i Netanyahut për shpërbërjen e Kabinetit të Luftës u mor pasi Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich kërkuan që t'i bashkohen këtij kabineti.

Ky zhvillim ndodh pasi Benny Gantz, një anëtar i kabinetit të Luftës së regjimit sionist, zyrtarisht njoftoi dorëheqjen e tij të dielën e kaluar dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, pas Gantzit, edhe Gadi Eisenkot, një tjetër anëtar i kabinetit sionist të luftës, njoftoi zyrtarisht dorëheqjen dhe daljen e tij nga ky kabinet.

Sidoqoftë, mosmarrëveshja për mënyrën e menaxhimit të luftës, veçanërisht midis fraksionit qeverisës të udhëhequr nga Netanyahu dhe partia Likud dhe fraksionit opozitar, të udhëhequr nga Benny Gantz, fraksion i cili ekzistonte edhe para luftës, bëri që ky kabinet të mos arrijë asnjë objektiv dhe Gantz dha dorëheqjen nga ky kabinet javën e kaluar. Pasi dha dorëheqjen, ai u shfaq në mesin e kundërshtarëve të Netanyahut dhe kërkoi dorëheqjen e Netanyahut nga pushteti.