Hezbollahu i Libanit sulmon fabrikën e armëve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159386-hezbollahu_i_libanit_sulmon_fabrikën_e_armëve_të_regjimit_sionist
Hezbollahu i Libanit njoftoi se me një sulm raketor kishte venë në shënjestër një fabrikë izraelite armësh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 19, 2024 09:10 Europe/Tirane
  • Hezbollahu i Libanit sulmon fabrikën e armëve të regjimit sionist

Hezbollahu i Libanit njoftoi se me një sulm raketor kishte venë në shënjestër një fabrikë izraelite armësh.

Sipas Al-Mayadeen, Hezbollahu i Libanit njoftoi: Luftëtarët tanë me raketa arritën të shënjestrojnë fabrikën industriale Balasan, që është prodhuesi sionist i armëve. Sipas këtij raporti, kjo fabrikë është aktive në armatosjen dhe pajisjen e ushtrisë sioniste me mjete brojtëse. Hezbollahu i Libanit më parë duke lëshuar një deklaratë kishte njoftuar shënjestrimin e bazës ushtarake izraelite Al-Manara në kufirin libanez. Që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa më 7 tetor e deri më tani, Hezbollahu dhe disa grupe palestineze të rezistencës në jug të Libanit kanë shënjestruar disa herë pozicionet e forcave pushtuese dhe vendbanimet sioniste në veri të Palestinës së pushtuar. Qëllimi i Hezbollahut të Libanit në këtë operacion ishte përfshirja e një pjese të madhe të ushtrisë sioniste në veri të Palestinës dhe zvogëlimi i presionit ndaj rezistencës në Gaza.