Qershor 19, 2024 09:10 Europe/Tirane
  • Irlanda kërkon mbështetjen e Bashkimit Evropian për Palestinën

Kryeministri i Irlandës njoftoi përpjekjet për vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe mbështetjen e shtetit të pavarur të Palestinës në Bashkimin Evropian.

Sipas faqes së internetit Independent, kryeministri irlandez Simon Harris në një bisedë me presidentin amerikan Joe Biden deklaroi se vendosja e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza është e një rëndësie të veçantë për të zgjidhur konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.

Kryeministri i Irlandës vazhdoi duke theksuar se duhet të ketë përgjegjësi të plotë për vdekjet e civilëve dhe kryerjen e krimeve të luftës në Gaza dhe shtoi: Pyetja ime për të gjithë është, se çfarë mund të bëjmë për të vendosur një armëpushim në Gaza? Ai shprehu keqardhje për veprimet e regjimit sionist i cili duke keqpërdorur njohjen e Palestinës nga disa vende si Irlanda, Norvegjia dhe Spanja justifikoi ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe tha: Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur mbështetjen për Palestinën në Bashkimin Evropian. Shteti i pavarur i Palestinës është njohur nga më shumë se 140 shtete anëtare të OKB-së (më shumë se dy të tretat e anëtarëve të OKB-së).

Tags