Blinken: Ne kemi ndaluar dërgimin e bombave 2000 kg në Izrael
(last modified Wed, 19 Jun 2024 07:10:32 GMT )
Qershor 19, 2024 09:10 Europe/Tirane
  • Blinken: Ne kemi ndaluar dërgimin e bombave 2000 kg në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pa përmendur se vendi i tij ka qenë furnizuesi më i madh i armëve dhe pajisjeve ushtarake për regjimin sionist në luftën kundër Rripit të Gazës, pretendoi: "Ne kemi ndaluar dërgimin e bombave 2000 kg në Izrael”.

Pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi administratën Biden për mos dërgimin e armëve në vendin e tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se ndihma ushtarake e SHBA-së për Izraelin ka vazhduar si zakonisht, përveç një dërgese me bomba. Në një konferencë për shtyp në Departamentin Amerikan i Shtetit, Sekretari Amerikan i Shtetit njoftoi pezullimin e përhershëm të dërgimit të bombave të rënda për regjimin sionist dhe tha: Për shkak të shqetësimit tonë për përdorimin e këtyre bombave nga Tel Avivi në zona me popullsi të dendur si Rafah, kjo çështje është ende nën hetim. Në vazhdim të deklaratës së tij, Blinken theksoi se Uashingtoni është ende i përkushtuar për të siguruar që regjimi sionist të marrë atë që i nevojitet për t'u mbrojtur kundër llojeve të ndryshme të kërcënimeve. Presidenti amerikan Joe Biden ndaloi dërgimin e një dërgese armësh që përfshinte bomba 2000 kg të përdorura më parë nga Izraeli për të sulmuar Gazën. Vendimi i tij për të ndaluar dërgesën u mor për shkak se ai ishte i shqetësuar për pushtimin e qytetit jugor Rafah gjë e cila ishte planifikuar nga Izraeli, plan i cili ka vazhduar pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

Tags