Bombardohet një tendë e refugjatëve palestinezë në Rafah
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159394-bombardohet_një_tendë_e_refugjatëve_palestinezë_në_rafah
Regjimi sionist edhe një herë bombardoi një tendë të refugjatëve palestinezë në zonën e Rafahut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 19, 2024 05:40 Europe/Tirane
  • Bombardohet një tendë e refugjatëve palestinezë në Rafah

Regjimi sionist edhe një herë bombardoi një tendë të refugjatëve palestinezë në zonën e Rafahut.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Al Jazeera, në vazhdim të brutalitetit të regjimit sionist kundër palestinezëve, ushtria e këtij regjimi bombardoi tendat e refugjatëve palestinezë në zonën al-Mavasi në veriperëndim të Rafahut, si pasojë e të cilave të paktën 7 persona u martirizuan dhe dhjetëra u plagosën. Sulmi i regjimit sionist në zonën al-Mavasi ndodhi ndërkohë që ky regjim më parë e kishte shpallur këtë rajon si zonë të sigurt për civilët palestinezë të zhvendosur. Në këtë sulm, tenda e refugjatëve palestinezë mori flakë. Agjencia e lajmeve Vafa gjithashtu njoftoi për sulmin e ushtrisë sioniste në tendën e refugjatëve në jugperëndim të qytetit Khan Younis por deri tani ende nuk janë publikuar statistika për viktimat e këtij sulmi. Burimet lokale njoftuan për një sulm ajror në një shtëpi në veri të Gazës e cila la të paktën 6 të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë. Ndërkohë, marina izraelite ka kryer një sulm të fortë në perëndim të Gazës. Gazetari i rrjetit Al-Mayadin raportoi se avionët luftarak të regjimit sionist bombarduan shtëpitë e banimit në lagjen Sheikh Rizvan në qytetin e Gazës. Këto sulme ajrore të regjimit sionist në lagjen Sheikh Rizvan kanë lënë disa dëshmorë dhe të plagosur.