Qershor 19, 2024 21:08 Europe/Tirane
  • Protestuesit izraelitë hyjnë në ndërtesën e Knesset

Dhjetëra protestues izraelitë hynë në ndërtesën e Knesset-it në Jerusalemin e pushtuar dhe brohoritën parulla kundër kryeministrit izraelit dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas agjencisë së lajmeve Iranpress, me vazhdimin e sulmeve brutale ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe me dështimin e ushtrisë së këtij regjimi për të arritur fitore ushtarake, janë shtuar kritikat ndaj kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në territoret e pushtuara palestineze.

Në lidhje me këtë, një numër kolonësh sionistë që kundërshtojnë vazhdimin e luftës në Gaza, mbajtën të mërkurën një tubim proteste në ndërtesën e Knesset, duke kërkuar kthimin e të burgosurve izraelitë nga Gaza.

Më parë, territoret e pushtuara palestineze kanë dëshmuar shumë herë demonstrata të ngjashme proteste nga kolonët sionistë.

Familjet e të burgosurve sionistë duan që regjimi sionist të lirojë të burgosurit izraelitë pa humbur kohë dhe me çdo kusht nëpërmjet marrëveshjes me rezistencën palestineze dhe të ndalojë sulmet e kota në Rripin e Gazës, të cilat përveç vrasjes së palestinezëve, synojnë edhe vrasjen e këtyre të burgosurve.

 

Tags