Kombet e Bashkuara: Ndihma humanitare për Gazën është ende e kufizuar
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159504-kombet_e_bashkuara_ndihma_humanitare_për_gazën_është_ende_e_kufizuar
Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez, UNRWA, tha: Ndihma për Gazën është ende e kufizuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 22, 2024 10:40 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: Ndihma humanitare për Gazën është ende e kufizuar

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez, UNRWA, tha: Ndihma për Gazën është ende e kufizuar.

Philippe Lazzarini theksoi se Gaza është një zonë lufte dhe një mjedis i komplikuar për agjencitë e ndihmës, përfshirë UNRWA-n. Duke e quajtur barbare luftën në Gaza, ai tha se pas më shumë se tetë muajsh të kësaj lufte barbare, ndihma humanitare nuk është gjerësisht e disponueshme për personat në nevojë. Lazzarini gjithashtu paralajmëroi se fëmijët palestinezë në Gaza jetojnë në kushte me të cilat asnjë fëmijë në botë nuk po përballet. Lazzarini shtoi: Ata fëmijë në Gaza që mbijetuan janë traumatizuar thellë dhe lufta u ka fshirë atyre jetën e fëmijërisë. Ai tha se pa një armëpushim në Gaza, do të kemi një brez të humbur.