Shirat në Amerikën Qendrore lanë 30 të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159506-shirat_në_amerikën_qendrore_lanë_30_të_vdekur
Shirat e dendura në Amerikën Qendrore kanë vrarë të paktën 30 njerëz dhe kanë detyruar me mijëra të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2024 07:10 Europe/Tirane
  • Shirat në Amerikën Qendrore lanë 30 të vdekur

Shirat e dendura në Amerikën Qendrore kanë vrarë të paktën 30 njerëz dhe kanë detyruar me mijëra të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje nga lumenjtë, rrëshqitje të dheut, shkatërrimin e disa zonave dhe të shtëpive në vendet e Amerikës Qendrore. Autoritetet e El Salvadorit njoftuan se 19 persona, përfshirë 6 fëmijë, kanë vdekur për shkak të shirave të dendura dhe fatkeqësive natyrore dhe më shumë se 3000 njerëz janë vendosur në strehimore të përkohshme. Autoritetet e Guatemalës gjithashtu thanë se stuhia, shiu dhe përmbytjet në këtë vend shkaktuan 10 të vdekur dhe detyruan rreth 11 mijë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre. Hondurasi gjithashtu njoftoi se shiu i dendur ka vrarë një person dhe ka detyruar më shumë se 1200 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.