Lum gjaku në Gaza/ 67 të vrarë
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159514-lum_gjaku_në_gaza_67_të_vrarë
Të premten në mbrëmje, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra civilëve të tjerë palestinezë në krimin e ri të pushtuesit sionist gjatë sulmit që kreu natën në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2024 07:10 Europe/Tirane
  • Lum gjaku në Gaza/ 67 të vrarë

Të premten në mbrëmje, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra civilëve të tjerë palestinezë në krimin e ri të pushtuesit sionist gjatë sulmit që kreu natën në Rripin e Gazës.

Të paktën 22 palestinezë ranë dëshmorë dhe 45 të tjerë u plagosën në një sulm të rëndë me mortaja rreth selisë së këtij komiteti ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, e cila është vendndodhja e qindra refugjatëve palestinezë të zhvendosur. Burime mjekësore njoftuan se 75 palestinezë ranë dëshmorë në sulmet ajrore dhe artilerie të regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se gjithsej 47.202 persona kanë rënë dëshmorë dhe janë zhdukur dhe 70% e viktimave të këtij gjenocidi janë gra dhe fëmijë.