Organizata Botërore e Shëndetësisë Paralajmëron lidhur me urinë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159532
Duke kritikuar brutalitetin e regjimit sionist në Rripin e Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se banorët e kësaj zone po përballen me zinë e bukës.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 22, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë Paralajmëron lidhur me urinë në Gaza

Duke kritikuar brutalitetin e regjimit sionist në Rripin e Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se banorët e kësaj zone po përballen me zinë e bukës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në dukje vazhdimin e vrasjes së fëmijëve nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe njoftoi: Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj objekteve mjekësore dhe Izraeli nuk ka respekt për ligjin ndërkombëtar. Ndërkohë, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “Margaret Harris” tha: Rripi i Gazës po përballet me një fatkeqësi shëndetësore dhe nevojat e popullsisë në këtë zonë po shtohen çdo ditë e më shumë, pasi shumë qytetarë janë dyndur në një vend të vogël dhe po përballen me urinë ekstreme. Ndërkohë, të premten, Richard Peppercorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Palestinën e pushtuar, në një konferencë për shtyp tha: Të paktën 10,000 pacientë në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme të rënda nga Izraeli, duhet të largohen nga kjo zonë për mjekim. Philip Lazzarini, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA), tha se ndihma për Rripin e Gazës është ende e kufizuar. Rripi i Gazës është një zonë lufte dhe një mjedis i vështirë aktiviteti për agjencitë e ndihmës, përfshirë UNRWA-n, dhe pas tetë muajsh të luftës në Gaza, ndihma humanitare nuk është gjerësisht e disponueshme për nevojtarët. Lidhur me këtë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestine në një deklaratë të shtunën, theksoi se eksodi masiv i banorëve është bërë barrë për shërbimet mjekësore. Për të ofruar shërbime shëndetësore në Rripin e Gazës, duhet të vendoset një armëpushim dhe të hapen vendkalimet. Që nga fillimi i krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës (7 tetor 2023) e deri më tani, më shumë se 37,000 njerëz janë martirizuar, 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe si pasojë e krimeve të regjimit sionist ranë dëshmorë 498 personel mjekësor dhe 152 gazetarë.