Forcat jemenase sulmojnë një aeroplanmbajtëse amerikane
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit bëri të ditur sulmin ndaj aeroplanmbajtëses amerikane Eisenhower dhe një tjetër anije në Detin e Kuq dhe në Detin Makran.
Jahja Sarei të shtunën tha: Në një operacion të paprecedentë, forcat ushtarake të këtij vendi me disa raketa balistike dhe cruise kanë vënë në shënjestër anijen “Transworld Navigator” dhe aeroplanmbajtësen “Eisenhower” në Detin Makran dhe Detin e Kuq. Sarei theksoi se anijet në fjalë ishin në shënjestër të drejtpërdrejtë dhe shtoi: Zbatimi i operacioneve ushtarake për të mbështetur popullin palestinez do të vazhdojë derisa të ndalet agresioni dhe të hiqet bllokada ndaj Rripit të Gazës. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit gjithashtu shtoi: Në përgjigje të agresionit kundër Jemenit, ne kurrë nuk do të ngurrojmë të godasim luftanijet e huaja armiqësore në detin e Kuq dhe Makran.