Martirizohen dhjetëra palestinezë në bombardimin e zonës al-Shati në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159546-martirizohen_dhjetëra_palestinezë_në_bombardimin_e_zonës_al_shati_në_gaza
Dhjetra palestinezë u vranë në orët e para të së dielës në sulmet ajrore izraelite në dy zona me popullsi të dendur në qytetin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 23, 2024 06:02 Europe/Tirane
  • Martirizohen dhjetëra palestinezë në bombardimin e zonës al-Shati në Gaza

Dhjetra palestinezë u vranë në orët e para të së dielës në sulmet ajrore izraelite në dy zona me popullsi të dendur në qytetin e Gazës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, 50 palestinezë ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve të avionëve luftarakë dhe artilerisë së regjimit sionist në lagjen al-Shati, të njohur si Kampi Sahil, dhe në zonën al-Tufah në Gaza, ku disa nga viktimat janë ende të varrosur nën rrënoja.

Gazetari i rrjetit televiziv Al-Jazeera raportoi gjithashtu se ushtria sioniste rrafshoi shtëpitë e banimit në lagjen Al-Brazil, që ndodhet në jug të qytetit Rafah.

Helikopterët ushtarakë dhe tanket e këtij regjimi vunë nën zjarr edhe zonat qendrore të Rafahut. Sipas gazetës "The Guardian", në bazë të raportimeve fillestare në mediat izraelite, objektivi i këtyre atentateve ishte një nga komandantët e lartë të Hamasit.

Forcat izraelite të mbrojtjes pretenduan në një deklaratë se ata sulmuan "lokacionet e infrastrukturës ushtarake të Hamasit".

Por Lëvizja Hamas tha në lidhje me këtë se këto sulme kishin në shënjestër popullatën civile dhe u zotua në një deklaratë se "pushtuesit sionistë dhe udhëheqësit e tyre nazistë do të paguajnë çmimin për krimet e tyre kundër popullit tonë."