Hamasi: Nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje pa ndalur luftën në Gaza
Sami Abu Zuhri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Hamas, tha në një deklaratë se Rezistenca Palestineze nuk do të pranojë asnjë plan që nuk përfshin ndalimin e luftës.
Sipas rrjetit mediatik Al-Jazeera, Abu Zuhri, duke theksuar se regjimi sionist vazhdon të vrasë popullin palestinez, shtoi: "Nuk ka asnjë ndalesë apo pengesë që t'u presë rrugën këtyre vrasjeve."
Duke paralajmëruar për vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve, ai tha: "Vazhdimi i masakrave ndaj civilëve në Gaza nga ana e (regjimit të) Izraelit mund të përfundojë në ndezjen e rajonit."
Ky anëtar i lartë i Hamasit shtoi gjithashtu: "Kontaktet për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e të burgosurve janë ende në vazhdim."
Pasi kanë kaluar rreth 9 muaj pa asnjë rezultat dhe arritje qëkur regjimi sionist pushtoi Rripin e Gazës, ky regjim dita-ditës po zhytet gjithnjë e më shumë në krizat e tij të brendshme e të jashtme.
Gjatë kësaj periudhe, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç krimit, masakrës, shkatërrimit, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimeve të organizatave të ndihmave dhe shkaktimit të zisë së bukës dhe urisë në këtë rajon.