Qershor 23, 2024 20:46 Europe/Tirane
  • India i dërgoi një sasi të madhe armësh regjimit izraelit

Mediat sioniste zbuluan se India i ka dërguar regjimit izraelit sasi të mëdha armatimi që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës.

Media Sada El-Balad ka cituar gazetën sioniste Yedioth Ahronoth të ketë thënë se India i ka dërguar predha topash dhe armë të tjera regjimit izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza.

Burimet vunë në dukje se Spanja pengoi një anije që lundronte nga India për në Izrael, me 27 tonë metrikë eksploziv për ushtrinë e regjimit sionist.

Regjimi sionist ka ndërtuar një fabrikë dronësh në qytetin indian Haiderabad për të pajisur ushtrinë indiane, shton raporti.

Sipas raportimeve, kjo fabrikë ka ndërtuar dhe dërguar 20 dronë për ushtrinë izraelite për shkak të rrëzimit të një numri të dronëve izraelitë nga Hezbollahu.

Regjimi sionist ka pësuar kriza të brendshme dhe të jashtme në rritje pas rreth nëntë muajsh të agresionit shkatërrues ndaj Rripit të Gazës. Sionistët nuk kanë arritur asgjë në këto sulme, veçse kanë kryer krime, masakra, si dhe kanë shkelur ligjin ndërkombëtar.

 

Tags