Disa ushtarë sionistë vriten në sulmin e Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/event-i159584-disa_ushtarë_sionistë_vriten_në_sulmin_e_hezbollahut
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Libanit, Hezbollah, kreu një sulm me dron në një bazë ushtarake izraelite, duke vrarë disa ushtarë sionistë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 23, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Disa ushtarë sionistë vriten në sulmin e Hezbollahut

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Libanit, Hezbollah, kreu një sulm me dron në një bazë ushtarake izraelite, duke vrarë disa ushtarë sionistë.

Në një deklaratë të publikuar këtë të dielë, më 23 qershor, Hezbollahu bëri me dije se luftëtarët e tij kishin vënë në shënjestër selinë komanduese të brigadës “Sahel”, në kazermën “Beit Hillel”, në veri të territoreve të pushtuara, duke përdorur një dron luftarak.

"Gjatë sulmit, një numër i panjohur oficerësh dhe ushtarësh izraelitë u vranë dhe u plagosën," shtoi ai.

Hezbollahu shtoi se ky sulm u krye në solidaritet me popullin e Gazës dhe në përgjigje të vrasjes së një prej komandantëve të tij nga regjimi izraelit.