Qershor 24, 2024 10:59 Europe/Tirane
  • 1301 haxhinj vdiqën në Arabinë Saudite

Ministri saudit i Shëndetësisë njoftoi se deri më tani kanë vdekur 1301 haxhinj nga vizitorët e sivjetshëm të Shtëpisë së Zotit.

Sipas rrjetit saudit Al-Ekhbariya, Fahd Al-Xhelaxhil, Ministri i Shëndetësisë i Arabisë Saudite, tha: "83 përqind e personave të vdekur nuk kishin leje për të kryer Haxhin dhe shumica e këtyre njerëzve kanë pësuar goditje nga nxehtësia për shkak të ecjeve të gjata nën diell, pa strehë apo pushim."

Sipas këtij raporti, në mesin e atyre që vdiqën gjatë ritualeve të Haxhit të këtij viti në Arabinë Saudite, kishte të moshuar dhe pacientë kronikë.

Në të njëjtën kohë, ministri saudit i Shëndetësisë tha se qendrat shëndetësore të vendit kanë trajtuar një numër të madh të të prekurve nga goditja e nxehtësisë gjatë ceremonisë së Haxhit këtë vit dhe disa nga këta persona janë ende duke u trajtuar nga personeli mjekësor.

Sipas raportit të qeverisë saudite, në ceremoninë e Haxhit të këtij viti morën pjesë 1 milionë e 800 mijë persona, prej të cilëve 200 mijë ishin haxhinj sauditë.

 

Tags