Ansarullah i Jemenit rrëzon dronin e tretë saudit
-
Yahya Saree, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit
ParsToday - Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi rrëzimin e dronit të tretë të Arabisë Saudite në 24 orët e fundit.
Sipas ParsToday, Yahya Saree, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, njoftoi të hënën se forcat jemenase kanë rrëzuar një dron zbulues të armatosur Wing Loong II në pronësi të Arabisë Saudite, i cili po kryente operacione armiqësore në provincën Bayda të Jemenit.
Yahya Saree tha: “Ky dron është i treti që rrëzohet në 24 orët e fundit”.
Ansarullah i Jemenit shpalli një bllokadë detare kundër Arabisë Saudite në ngushticën Bab al-Mandab në korrik, duke e quajtur këtë veprim një përgjigje ndaj bllokadës shumëvjeçare të Jemenit nga Riadi.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip