Jemeni sulmon dy anije të destinuara për në Izrael
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi për operacionin kundër dy anijeve që po shkonin drejt Izraelit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, gjeneral-brigade Jahja al-Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha se anija "Transworld Navigator" u vu në shënjestër për herë të dytë në Detin e Kuq nga varkat e drejtuara (UUV) të ushtrisë jemenase.
Al-Sarei shtoi: "Njësia raketore e ushtrisë së Jemenit sulmoi me raketë edhe një tjetër anije të quajtur STOLT SEQUOIA në Oqeanin Indian."
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit deklaroi se të dyja anijet u sulmuan për shkak se u përkisnin kompanive që kishin shkelur embargon për të hyrë në portet e regjimit sionist.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, duke vënë në dukje largimin e aeroplanmbajtëses amerikane "Eisenhower" nga Deti i Kuq dhe duke e konsideruar atë rezultat të operacionit të ushtrisë jemenase, tha: "Ushtria jemenase paralajmëron edhe një herë kompanitë e huaja se anijet e tyre do të sulmohen nëse ato do të bashkëpunojnë me regjimin sionist."
Agjencia Britanike e Operacioneve Detare gjithashtu raportoi të dielën në mbrëmje se një tjetër anije pranë brigjeve të Jemenit kishte dërguar një kërkesë për ndihmë.
Forcat e Armatosura të Jemenit dhe Rezistenca Irakiane janë zotuar se do të vënë në shënjestër anijet e këtij regjimi ose edhe anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq, për aq kohë sa regjimi sionist nuk ndalon sulmet e tij në Gaza.