Bashkimi Evropian paralajmëron për situatën kritike në Gaza
(last modified Mon, 24 Jun 2024 09:15:26 GMT )
Qershor 24, 2024 11:15 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian paralajmëron për situatën kritike në Gaza

Kreu i Politikës së Jashtme dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave lëshuan një deklaratë të përbashkët në prag të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe paralajmëruan se kriza në Gaza për shkak të sulmeve izraelite ka arritur kulmin.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Josep Borrell dhe Janez Lenarčič, në këtë deklaratë, pa iu referuar regjimit sionist si shkaktar i krimeve kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, deklaruan: "Është pothuajse e pamundur të ofrohet ndonjë ndihmë humanitare kuptimplotë brenda Gazës dhe struktura e shoqërisë civile në këtë zonë është në kolaps. Civilët e uritur kanë përdorur masa të dëshpëruara për të aksesuar ndihmat e kufizuara që mbërrijnë brenda Gazës."

Deklarata shtoi: "Ndihma humanitare është grumbulluar në kufijtë e Egjiptit dhe Jordanisë. Disa nga këto donacione, si ushqimet, janë duke u prishur dhe në rrezik të shpërdorimit. Kjo është një goditje e rëndë për përpjekjet tona humanitare dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, si dhe një humbje materiale dhe financiare për buxhetin e BE-së."

Në fund të kësaj deklarate bëhet e qartë: "Dërgimi i ndihmave pa akses brenda Gazës është i pakuptimtë. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pakushtëzuar të pengjeve, mbrojtjen e civilëve, duke përfshirë aktivistët e aktiviteteve humanitare, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të koordinuara për të lehtësuar dërgimin e ndihmave jetëshpëtuese për popullin e Gazës."