Qershor 24, 2024 20:56 Europe/Tirane
  • Më shumë se 20,000 fëmijë të zhdukur në Gaza

Raportet e fundit tregojnë se më shumë se 20,000 fëmijë janë të zhdukur në Gaza me një numër të panjohur në varreza masive.

“Asnjë prind nuk duhet të gërmojë nëpër rrënoja apo varre masive për të gjetur trupin e fëmijës së tij”, tha drejtori rajonal i Save the Children në Lindjen e Mesme.

Organizata humanitare Save the Children, e cila mbron të drejtat e fëmijëve në mbarë botën, tha të hënën se rreth 21,000 fëmijë janë të zhdukur në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite vazhdon sulmin e saj në enklavë, duke e kthyer në rrënoja një pjesë të madhe të territorit palestinez.

Sipas Save the Children, rreth 4,000 fëmijë ka të ngjarë të jenë varrosur nën rrënoja, ndërsa të paktën 17,000 të tjerë kanë mbetur vetëm. "Një numër i panjohur janë në varreza masive dhe të tjerët janë arrestuar dhe transferuar me forcë jashtë Gazës, dhe vendndodhja e tyre është e panjohur. Familjet e tyre marrin raporte nga të dyja palët për keqtrajtime dhe tortura", thuhet në raport.

Më shumë se 14,000 fëmijë janë vrarë nga forcat izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023. Shumë të tjerë kanë pësuar trauma shkatërruese psikologjike dhe fizike. Dhjetëra fëmijë kanë vdekur gjithashtu nga uria në muajt e fundit.

 

Tags