Demonstrata kundër Netanyahut në Tel Aviv dhe në Kudsin e pushtuar
(last modified Tue, 25 Jun 2024 08:44:51 GMT )
Qershor 25, 2024 10:44 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër Netanyahut në Tel Aviv dhe në Kudsin e pushtuar

Të hënën në mbrëmje, burime të lajmeve njoftuan vazhdimin e demonstratave të sionistëve në Tel Aviv dhe në Kudsin e pushtuar kundër kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve Sama, sionistët në Kudsin e pushtuar organizuan një demonstratë pranë rezidencës së kryeministrit izraelit Netanyahu dhe kërkuan nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes për lirimin e robërve të luftës, pra për kthimin e pengjeve sionistë që ndodhen pranë Hamasit.

Gjithashtu, kolonët sionistë dolën edhe në rrugët e Tel Avivit dhe brohoritën parulla kundër kryeministrit të regjimit sionist.

Demonstruesit, në shenjë proteste për mosnënshkrimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve, dolën nëpër rrugë dhe brohoritën parulla kundër kryeministrit të regjimit sionist dhe kabinetit të tij dhe kërkuan rrëzimin e këtij kabineti.

Familjet e të burgosurve sionistë dhe të ushtarëve të vrarë në Rripin e Gazës kërkuan përfundimin e luftës në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Rezistencën.

Këto familje theksuan se vazhdimi i luftës do të çojë në vdekjen e më shumë pengjeve dhe ushtarëve sionistë.

Pasi kanë kaluar rreth 9 muaj që kur regjimi sionist pushtoi Rripin e Gazës pa asnjë rezultat dhe arritje, ky regjim dita-ditës po zhytet gjithnjë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme.