Venezuela i jep çmimin “Simon Bolivar” spikerueses iranine
-
Sahar EmSahar merr çmimin “Simon Bolivar”
Pars Today - Presidenti i Venezuelës i dha çmimin special "Simon Bolivar" znj. Sahar Emami, spikeruese e medias kombëtare të Iranit e cila u sulmua gjatë sulmit izraelit në ndërtesën e radiotelevizionit kombëtër iranian IRIB.
Të hënën, më 16 qershor të këtij viti, në të njëjtën kohë me sulmin çnjerëzor të regjimit sionist në njërën nga ndërtesat e radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, znj. Sahar Emami vazhdoi transmetimin live pavarësisht kushteve kritike dhe me një ton me ndjenjë kombëtare, i përcolli botës mesazhin e rezistencës dhe qëndresës së kombit iranian. Sipas Pars Today, Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro i dha çmimin special "Simon Bolivar", znj Sahar Emami spikeruese e radiotelevizionit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit. Ali Chegini, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Venezuelë, mori çmimin "Simon Bolivar" nga presidenti i Venezuelës në emër të znj. Emami dhe familjeve të martirëve të medias. Presidenti i Venezuelës, në prani të gazetarëve, korrespondentëve, shkrimtarëve, figurave të medias dhe zyrtarëve të këtij vendi, vlerësoi rezistencën e kombit dhe udhëheqjes, qeverisë dhe forcave të armatosura të Iranit dhe theksoi ndëshkimin e regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara nga kombi iranian. Fjalimi i tij u mirëprit dhe u duartrokit nga të pranishmit.