Martirizohet motra e Ismail Hanijes në bombardimin e Gazës
Motra e kreut të Byrosë Politike të lëvizjes Hamas, Ismail Haniyeh, u martirizua në sulmin ajror izraelit në perëndim të qytetit të Gazës në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, 13 persona, përfshirë edhe motrën e Ismail Hanijes, u vranë në bombardimin e kampit al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës nga avionë luftarakë izraelitë.
Që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist ndaj Gazës, si pasojë e këtyre sulmeve kanë rënë dëshmorë dhjetëra fëmijë, nipër, anëtarë dhe të afërm të Ismail Hanijes.
Gjatë orëve të fundit, avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar gjithashtu të paktën dy shkolla të lidhura me UNRWA-n, të cilat strehonin refugjatë palestinezë. Burime palestineze raportuan se avionët e regjimit sionist sulmuan shkollën "Abdul Fattah Hammoud" në zonën Jafa, në qendër të qytetit të Gazës, si dhe shkollën "Esma" në zonën Sahel në perëndim të qytetit të Gazës. Si pasojë e këtyre sulmeve u martirizuan dhe u plagosën dhjetëra njerëz, duke përfshirë një numër grash dhe fëmijësh.