Rritet shqetësimi për një luftë mes Izraelit dhe Libanit
Sekretari i përgjithshëm i grupit irakian të rezistencës Asa'eb Ahl al-Hak paralajmëroi Izraelin se interesat strategjike të aleatit të tij kryesor, Shteteve të Bashkuara në Azinë Perëndimore, do të jenë në shënjestër nëse kryen agresion të mëtejshëm kundër Libanit.
“Nëse Amerika vazhdon të mbështesë regjimin okupator izraelit dhe armiku sionist zgjeron sulmet e tij kundër Libanit dhe Hezbollahut, interesat e Uashingtonit në rajon dhe në Irak do të kërcënohen”, paralajmëroi Kais al-Khazali.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri, i cili është gjithashtu lider i lëvizjes Amal libaneze, tha se partia e tij politike do të qëndronte me Hezbollahun nëse Izraeli do të bënte një luftë tjetër kundër Libanit.
“Ne po luftojmë në tokën libaneze. Ne jemi plotësisht të përgatitur dhe do të mobilizojmë forcat tona përkrah luftëtarëve të Hezbollahut nëse fillon një pushtim tokësor izraelit”, tha Nabih Berri.
Ai shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet në Libanin jugor dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Bejrutit dhe Tel Avivit, duke thënë: “Muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për ne".
“Takova Amos Hochstein, të dërguarin e presidentit amerikan në Lindjen e Mesme dhe prisja përgjigjen e tij pas udhëtimit të tij në Tel Aviv. Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe hodhi dyshime mbi sinqeritetin e nismës së SHBA-së për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut”, tha kryeparlamentari libanez.
Hochstein sugjeroi që Hezbollahu të tërhiqej tetë kilometra nga kufiri për të qetësuar situatën, tha Nabih Berri. Në përgjigje, unë i thashë se ishte ushtria izraelite ajo që duhet të ndërmerrte një hap të tillë.
“Hezbollahu është i përkushtuar ndaj rregullave të konfliktit, por regjimi sionist i shkel ato dhe ndjek një politikë të tokës së djegur në zonat kufitare", tha kryetari i parlamentit libanez.