Qershor 26, 2024 21:17 Europe/Tirane
  • Gjendja e Maryam Rajavit është përkeqësuar

Lajmet e fundit flasin për përkeqësimin e gjendjes së Maryam Rajavit, kryetares së grupit Moxhahedin-e-Khalk (MEK).

Sipas agjencisë së lajmeve Khabaronline, pas lajmit për përkeqësimin e gjendjes së lideres së grupit terrorist MEK dhe transferimin e saj në njësinë e kujdesit special, grupi MEK po përpiqet të mohojë ngjarjen për të shmangur presionet dhe tensionet e brendshme. Ata publikuan fotot e takimit të Rajavit me një nga ish-deputetët e Parlamentit francez për të hedhur poshtë pretendimin për përkeqësimin e gjendjes së saj dhe duke lënë disa mesazhe me të njëjtin model të fshehjes së vdekjes së Masoud Rajavit, u përpoqën të tregonin një histori false për gjendjen e paqëndrueshme të Maryam Rajavit.

Kjo është ndërkohë që lajmet e fundit të arritura tek gazetari i IRNA-s flasin për gjendjen e paqëndrueshme të Maryam Rajavit. Një burim i mirinformuar në Francë tha: "Kryetarja 70 vjeçare e MEK pësoi të hënën një tjetër goditje të rëndë dhe janë përdorur medikamente shumë të forta për të stabilizuar me çdo kusht shenjat e saj jetësore për t'i mundësuar asaj paraqitjen për disa minuta në ceremoninë e tyre të përvitshme më 29 qershor, për të lehtësuar sadopak presionet e brendshme të njerëzve".

Gjithashtu, sipas lajmeve të burimeve të informuara në qeverinë franceze, të marra në një bisedë me gazetarin e IRNA, qeveria franceze ka dhënë një afat dy mujor për të evakuuar selinë e këtij grupi, të cilin forcat franceze e sulmuan dy javë më parë, duke konfiskuar disa pajisje spiunazhi, armë dhe persona të paautorizuar.

Stafi francez i grupit MEK ka propozuar disa vende për zhvendosje e selisë, si një fabrikë e braktisur në periferi të Parisit, të cilën policia franceze e ka kundërshtuar për shkak të pamundësisë së kontrollit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të elementëve të këtij grupi.

 

Tags